#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Për zierjen e mishit:
600-700 gr mish
1-1,2 l ujë
1 qepë
1 gjethe dafine
2 thelpinj hudhër
3-4 kokrra piper të zi
Kripë
Përgatitja e tavës:
2 gota makarona elb (klitharaqe)
1 qepë mesatare
2 speca jeshil
1 spec i kuq
3 thelpinj hudhër
4 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë dhe piper i zi
1 lç piper i kuq
0,5 lç kumin
3 gota lëng mishi
Fillimisht në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim mishin deri sa të marrë ngjyrë të verdhë nga të dy anët. Shtojmë në tenxhere 1 qepë të ndarë më dysh, 1 gjethe dafine, hudhrat dhe disa kokrra piper të zi. Shtojmë ujin dhe lëmë mishin të ziejë për 40 minuta.
Pasi të kalojë kjo kohë në një tigan tjetër, shkrijmë 1 lugë gjelle dhe vaj. Pasi të kemi prerë qepën dhe specat në kubikë të vegjël i kaurdisim në tigan menjëherë së bashku për 3-4 minuta. Shtojmë makaronat elb, i kaurdisim ato për 2-3 minuta. Shtojmë erëzat dhe i përziejmë.
Largojmë copat e mishit nga tenxherja dhe i vendosim në një tavë mbi mish. Nivelojmë përbërësit që gatuam në tigan dhe i nivelojmë ato. Shtojmë mbi klitharaqet me perime lëngun e mishit të kulluar nga qepa, hudhra dhe dafina. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 30 minuta. E shërbejmë të ngrohtë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!