Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar sulme të tjera terroriste në Kosovë dhe kryesisht në veri, para dhe pas vitit të ri. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë së Kosovës tha se këto metodat të Serbisë synojnë të sfidojnë infrastrukturën vitale të Kosovës, të krijojnë incidente ndëretnike dhe të përhapë imazhin e një shteti jo të qëndrueshëm.
“Sulmet e tjera terroriste e sabotazhe në Kosovë e veri janë paralajmëruar nga organizata terroriste që po strehohen në Serbi duke përmendur festat e fundvitit dhe Krishtlindjen orthodokse.
Sulmet mund të realizohen varësisht nga interesat politike të kreut të shtetit serb, tensionet e brendshme dhe protestat opozitare atje. Kësi metodash të sfidimit të sigurisë të Kosovës që kanë synim cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale dhe incidente ndëretnike dhe krijimin e një imazhi të një vendi jo stabël, pritet të ndodhen edhe në një të ardhme të afërm dhe veçmas para dhe pas vitit të ri”, paralajmëroi Kurti.
Po pavarësisht se këto lloj sulmesh janë sfiduese edhe për shtet të fuqishme, Kurti tha se janë të përkushtuar ta neutralizojnë.
“Ne jemi të përkushtuar që edhe këtë metodë të Serbisë ta neutralizojmë maksimalisht se sulme të tilla janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme”, tha Kurti raporton A2 CNN.
Kurti akuzoi Milan Radoiçiç se fshihet edhe pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit me mbështetjen e Beogradit. Sipas tij, tanimë Radojçiç nuk mund të organizojë aksione të tipit rus, por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri.
“Bazuar në informacionet inteligjente prapa urdhrit të sulmit në kanalin e Ibër Lepenc, qëndron Milan Radojçiç dhe grupi i tij terrorist që mbështetet nga Serbia. Sulmi është planifikuar Milan Radojçiç. Deri tani janë evidentuar komunikime të koduar që ndërlidhen me rastin të dhënat po trajtohen nga institucionet e sigurisë për dallim nga sulmi në Banjskë ku Radioçiç ka marrë pjesë personalisht duke drejtuar grupin terrorist këtë radhë ka tentuar shfajësimin e vetes, ose orvatet të sajojë alibinë për veten e tij.
#lajmetefundit #kosova #vucic #kurti #tregimepopullore #serbia #donaldtrump #lajcak #vjosaosmani #asociacion
source rtsh
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Ещё видео!