Bashkimi Europian ka kritikuar masat e Pekinit zyrtar ndaj Lituanisë, masa këto që vijnë pas qëndrimit që ky shtet mbajti ndaj Tajvanit, të cilin kina e quan një territory rebel e jo shtet demokratik të vetëqeverisur.
Menjëherë pas këtij vendimi të BE, ka reaguar Kina e cila e konsideron sit ë padrejtë ankesën, pasi sipas Pekinit çështja është “politike” dhe jo “ekonomike” prandaj nuk ka vend për ankim në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Komisioni Evropian, i cili në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, prezanton BE në rast konfliktesh pranë OBT-së në Gjenevë, tha se masat e Kinës përfshinin ” refuzimin për të zhdoganuar mallrat lituaneze, refuzimin e kërkesave të Lituanisë për importim mallrash nga Kina dhe presion ndaj BE-së që kompanitë që operojnë jashtë shteteve të tjera anëtare të BE-së të heqin nga zinxhirët e tyre të furnizimit lëndët e para ose prodhimet nga Lituania.”
Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Dombrovskis tha se BE e konsideron Kinën një “partner jetik”, duke vënë në dukje se “ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie.” Megjithatë, tha ai, “marrëdhëniet tona kërkojnë respekt të ndërsjellë”. Dembovski shtoi se “BE është e vendosur të veprojë me shpejtësi dhe e bashkuar kundër masave që kërcënojnë integritetin e tregut tonë të brendshëm.”
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kinë#Lituani#TopChannel
Ещё видео!