Një ngjarje e rëndë u shënua në qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të hëne. Dy persona u konfliktuan me njëri tjetrin, pranë gjykatës së shkallës së parë Vlorë, në ambientet e një kancelarie, për pasojë njëri prej tyre mbeti i vdekur.
Viktima është identifikuar si Armando Memshani i moshës 51 vjec, punonjës në sektorin e ndërtimit. Konflikti mes tij dhe dy personave tjetër nisi fillimisht me grushtë dhe me sende të forta, kur në një moment 51 vjecari përfundoi me kokën e përplasur në dysheme, e për pasojë ndërroi jetë në vend.
Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes 51 vjecarit dhe dy personave të tjerë, ndërsa policia e Vlorës ka nisur menjëherë hetimet.
Në ambientin ku u shënua ngjarja janë sekuestruar kamerat e sigurisë, për të identifikuar autorët. Kamerat e sigurisë së bizneseve përreth po ashtu u sekuestruan nga policia, ndërkohë që pika kontrolli janë ngritur në zonën përreth në hyrje dhe dalje të qytetit me qëllim kapjen e autorit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vrasja#Vlore
Ещё видео!