Ilir Meta do të vazhdojë të jetë presidenti i Republikës së Shqipërisë, deri në përfundim të mandatit të tij presidencial në 24 korrik të këtij viti. Trupa gjykuese e kushtetueses ka dhënë verdiktin final, duke shfuqizuar vendimin e kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.
Me shumicë votash të trupës gjykuese, Kushtetuesja ka hedhur poshtë raportin e përpiluar nga komisioni hetimor për shkeljet e rënda kushtetuese të Metës, duke shfuqizuar vendimin e kuvendit në seancën plenare të 9 qershorit 2021, me 104 vota pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Në njoftimin zyrtar të kushtetueses, argumentohet se në rreshtat e raportit prej 92 faqesh, të përgatitur nga komisioni hetimor, nuk provohen shkelje të kreut të shtetit lidhur me ndërhyrjet në procesin zgjedhor, tejkalimin e kompetencave me partnerët strategjikë, apo edhe cënimin e sigurisë publike. Vendimi i Kushtetueses hedh poshtë akuzat dhe pretendimet e parlamentarëve, për shkelje të betimit të presidentit dhe cënim të pavarësisë së organeve publike.
Gjatë tre seancave gjyqësore në kushtetuese, dy përfaqësuesit ligjorë të Ilir Metës, Bledar Dervishi dhe Katrin Treska, artikuluan se nuk ishin resepktuar afatet ligjore të seancës plenare, në të cilën u votua shkarkimi i kreut të shtetit, madje ngritën akuza për falsifikim dhe manipulim dokumentesh nga ana e kuvendit. Lidhur me këtë çështje, Kushtetuesja vlerësoi se legjislatura e IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet për të vijuar me procesin e shkarkimit të kreut të shtetit, e po ashtu shtoi se ka verifikuar edhe procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, ku gjithashtu nuk kanë gjetur shkelje kushtetuese.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Meta#Kushtetuesja#Vendimi#TopChannel
Ещё видео!