Edhe pse bisedimet me Moskën u vendosën të mbahen në janar, tensionet ende nuk janë fashitur dhe trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë kërcënuese në kufirin me Ukrainën. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të financojnë projekte ku përfshihet vendosja e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllimin të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Kievi e akuzon Moskën se grumbullimi i trupave të saj ka vetëm një synim, e ai është të përgatiten për një ofensivë ndaj Ukrainës. Rusia mohon të ketë planifikuar ndonjë sulm dhe akuzon Kievin e Washingtonin për sjellje destabilizuese. Ajo këmbëngul nga ana tjetër që të marrë nga perëndimi garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet në lindje.
Sipas Shërbimit Kufitar ukrainas, projektet e financuara nga SHBA kalin një vlerë prej 20 milionë dollarësh. Ato parashikojnë blerjen e sistemeve të regjistrimit dhe dronë, por edhe pajisje të tjera mbrojtëse për rojet kufitare. Ukraina, që aspiron që një ditë t’i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike, ka përfituar një sërë donacionesh nga SHBA-ja që prej vitit 2018, përfshirë municion dhe raketa të tipit Javelin, lëvizje këto që kanë acaruar Moskën.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!