SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Bojan Mijailoviç, njëri nga tre sulmuesit e armatosur serbë, të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është truprojë e shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandar Vulin, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.
Ai ka thënë se Milajoviç ishte truprojë i Vulinit, në vizitën e tij në Kosovë në vitin 2013. Sipas tij edhe kjo e vërteton se Serbia si shtet është këmbë e kokë është e përfshirë në këtë sulm ndaj Kosovës.
“Aleksandër Vuçiç në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiç, si nënkryetar i Listës Serbe dhe truproja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të SHBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.”
Ai ka deklaruar se faktet janë dëshmi se synimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar nga koha e Millosheviçit.
Që nga e diela policia e Kosovës ka konfiskuar armatim në Banjskë me vlerë mbi 5 milionë euro. Ky sulm sipas kryeministrit Albin Kurti ka dëshmuar për rrezikun, qëllimin dhe potencialin e grupeve kriminale e terroriste serbe në veri. Ai tha se të dielën u cenua sovraniteti i shtetit, integriteti dhe siguria kombëtare.
“Përballë kësaj u dëshmua profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të sigurisë në përgjithësi. Është dëshmuar kapaciteti i plotë për ta mbrojtur Republikën. Është suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë, sukses që na bën krenar të gjithëve. Andaj sot ju ftoj të gjithëve këtu, gjithë qytetarët e Kosovës, të falenderojnë policinë në uniformë kudo dhe kurdo që i shohin”.
Kurti thotë se sulmi ka shfaqur nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në mbrojtjen e kontrollin e kufirit me Serbinë.
“E bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur me gjuhë të qartë e të përveçme e kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar”.
Pas dokumentimit për pjesëmarrjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, në sulmin në Banjskë, sipas tij është vërtetuar edhe se është jetike ringjallja e pluralizimit politik për serbët e Kosovës.
E rrugët që të dërgojnë në fshatin Banjskë tashmë janë liruar për qarkullim. Sipas policisë qëllimi në aksionin e Banjskës tre ditë më parë, nuk ishte vrasja e grupit sulmues, por lirimi i territorit nga grupi i armatosur.
Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.
Tv Klan
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!