[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ne betejën e saj per zgjedhje te parakohshme, Partia Demokratike duket se nje parim e ka te qarte, nuk do te beje koalicion me Lëvizjen Socialiste per Integrim. Numri 2 i partisë me te madhe te opozitës, Arben Ristani deklaron se per Partine Demokratik, PS dhe LSI janë pjese e te njëjtit problem, janë njësoj përgjegjëse per korrupsionin dhe keqqeverisjen e vendit dhe aleanca me partine e drejtuar nga Ilir Meta nuk është opsion per opozitën.“Koalicion me LSI nuk është nje opsion per Partine Demokratike. Ju e keni ndjekur retoriken politike te kryetarit Basha dhe eksponentëve te PD, te cilët i shohin te dy ne bllok Ramen dhe Meten, si forcat qeverisëse ne kete vend qe janë bashkepergjegjes per ketë gjendje”.Ristani ka sqaruar se pavarësisht faktit qe demokratet dhe LSI kane folur me te njëjtën gjuhe per disa ceshtje te reformës ne drejtësi, kjo nuk duhet ngatërruar me betejën elektorale.“Ne nuk kemi pse te mos përshëndesim çdo qëndrim konstruktiv qofte edhe te forcave politike ne qeverisje, kur ajo është konstruktive dhe ne te mire te vendit ajo është per t’u përshëndetur, por kjo nuk e zbeh aspak faktin qe përgjegjësit kryesore per gjendjen qe ka Shqipëria sot janë Rama dhe Meta”.Por demokratet kane nje qasje ndryshe për nje ish-aleat te Rames qe nje dite me pare vizitoi selinë e PD, Vangjel Dules per te cilin ftesa per t’u bashkuar kundër qeverise nuk mungon, e po i njëjti qëndrim eshte edhe ndaj Kreshnik Spahiut.“Partia demokratike është e hapur ndaj koalicioneve te mundshme me parti tradicionale aleate apo parti te tjera qe mendojnë se duhet t’i bashkëngjiten opozitarizmit ne ketë vend. Se dyti koha është e tille dhe momenti është i tille qe ju e dini është deklaruar tashme qe zgjidhja imediate duhet te jete, zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria teknike. Kështu qe ne te gjitha keto përgatitje takimet me aleatet e mundshëm jane pjese e lojës politike”.Dhe zgjerimi i aleancave ne funksion te betejës kundër qeverise nuk është e vetmja lëvizje e opozitës, pasi edhe vete PD ka hyre ne faze riorganizimi per te korrigjuar defektet e pasqyruara ne zgjedhjet lokale e për t’i bere strukturat me funksionale. Dhe përtej riorganizimit, protestat do te jene serish ne qendër te aksionit opozitar ketë here, duke nisur neper qytetet e Shqipërisë per te kulmuar me tubime ne kryeqytet.
Ещё видео!