DURRES - Një 47 vjeçar nga Durrësit akuzon policinë e shtetit për dhunë fizike. Shpëtim Luzi pretedon së është dhunuar në ambjentet e komisariatit të Durrësit dhe se efektivët e policisë i kanë thyer këmbën. Teksa ndodhet në spital ai sqaron se për këtë i ka shkuar mesazh edhe Ministrtit të Brëndshëm, Saimir Tahiri ku i kërkon të marrë masa për këtë ngjarje.
Sakaq ky rast është denoncuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike dega Durrës, Osman Stafa, i cili nuk kurseu akuzat karshi policisë së Durrësit.
I menjhëhershëm ka qënë edhe reagimi i policisë së Durrësit lidhur me këtë ngjarje. Në një njoftim për shtyp blutë e qytetit bregdetar njoftojnë së Shpëtim Luzi është arrestuar së bashku me shtetasit A.M dhe J.Gj pas një konflikti në një lokal të qytetit bregdetar të rregjistruar mbrëmjen e së dielëS, për të cilin uniformat blu u njoftuan nëpërmjet një telefonate.
Ещё видео!