Vlorë-Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në Selenicë të Vlorës. Nga shpërthimi janë plagosur pronarët e shtëpisë, Rexhep Selimi 49-vjeç dhe Mimoza Selimi 46-vjeçe., burrë dhe grua.Mësohet se kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.Sipas policisë së Vlorës, nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga shpërthimi, pasi në banesë ishte vetëm çifti. Theksojmë se çifti kishte dy bombola gazi në banesë, njërën 15 litra dhe tjetra 4, ndërsa vetëm njëra raportohet se shpërtheu. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe tre banesa të tjera.Njoftimi i policisë:Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.
Ещё видео!