Policia Italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, pjesë e së cilës ishin 4 shqiptarë dhe 18 italianë. Gjatë operacionit policor u sekuestruan 20 kilogramë mariuajnë. Lajmi u bë me dije nga mediat italiane, por emrat e trafikantëve nuk janë bërë me dije. Të arrestuarit janë të moshave 30 deri në 40 vjeç, ku vetëm tre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa pjesa tjetër janë lënë në burg. Sipas policisë italine, rrjeti i trafikut të drogës me qendër në Bolonja dhe në Caserta, funksioninte si një sipërmarrje tregtare, duke paguar kështu bashkëpunëtorët dhe korrierët e drogës. Herë pas herë, shqiptarët përdoreshin për të gjetur drogën me çmime më të ulëta dhe duke planifikuar të transferonte të gjithë rrjetin në zonën e Bolonjës. Policia njoftoi se një pjesë e drogës së sekuestruar u gjet në shtëpinë e një prej banorëve të Caserta-s. “Hetimet nisën nga një dyqani i vogël. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë rrugët dhe sheshet ku kryhen këto aktivitete, të cilat sjellin edhe shqetësime të ndryshme për familjet”, ka thënë drejtuesit e policisë italiane.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bolonja#Policia#TopChannel
Ещё видео!