Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të angazhohet personalisht për t`i sjellë Kosovës njohje të reja, sic e pohoi dhe vetë përpara gazetarëve turq. Lajmin e përcjell agjensia Reuters e cila citon presidentin turk të pohojë se për këtë qëllim, do të bisedojë me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë. Erdogan tha se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën, e cila e shpalli pavarësinë në vitin 2008. Sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, janë 117 vende që e njohin pavarësinë. Serbia nga ana tjetër që prej 2017-tës është angazhuar intensivisht në një fushatë diplomatike për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Si pasojë e këtij lobimi, disa vende i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën. Marrëveshja e Washingtonit, e firmosur në 4 shtator 2020, e detyron Beogradin të ndalojë fushatën e tij të njohjeve të Kosovës, ndërsa Prishtina ka detyrimin të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RecepTayyipErdogan#Kosove#TopChannelNews
Ещё видео!