Lajme arkiva 2006
Seanca parlamentare e pasdites në nderim të figurës së presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova ka sjell praninë e ish-kryeministrit Fatos Nano në sallën e Kuvendit ku ai ulet për herë të parë për këtë legjislaturë. Kuvendi ka shtyrë punimet e planifikuara sipas rendit të ditës në homazh të presidentit Ibrahim Rugova në prani të presidentit të republikës Alfred Moisiu, kryeministrit Sali Berisha dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë kryetarja e kuvendit ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes Rugova, qeverisë , parlamentit dhe popullit të Kosovës për humbjen e presidentit të cilin ajo e cilësoj si rilindas të shekullit XX.
Jozefina Topalli: Unë them se pavarësia për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon është i optimum. Ky ishte laitmotivi i tij, motoja që e mbante në jetë me gjithë shëndetin e rënduar. Figura e presidentit Rugova është shprehja më e lumtur e më e lëmuar e mentalitetit paqësor të popullit shqiptar në pragun e shndërrimeve të mëdha në Kosovë.”
Kryetarja e Kuvendit shënon edhe politikanen e fundit shqiptare më të cilën presidenti Rugova u takua një muaj më parë. Deputetët mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të humbjes së numrit 1 ntë kosovës Ibrahim Rugova, pranë fotografisë së presidentit të Kosovës ishin vendosur 140 karafila të bardhë në nder të 140 deputetëve shqiptar.
Ndërkohë gjatë paradites në mbledhjet repektive të grupeve parlamentare dy partitë e madh kanë nderuar me heshtjen e tyre sipas zakonit mortor ndarjen nga jeta të presidentit Rugova.
Edi Rama: “Vetëm pavarësia pa kushte është kusht për një Kosovë të lirë e demokratike. Për një Kosovë ku asnjë shqiptar nuk do ta ndjejë veten të provokuar dhe asnjë serb nuk do ta ndjej veten të tepërt. Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh me këtë rast besimin e palëkundur tek urtësia e udhëheqësve të Kosovës dhe i inkurajon ata të vazhdojnë negociatat në unitete të plotë.”
Bamir Topi: “Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike e i shprehim ngushëllimet familjes së presidentit Rugova, popullit kosovar, institucioneve të Kosovës për këtë figurë të ndritur që do të mbetet në memorien e kombit shqiptar si një figurë e paqes. Një figurë që e qoj Kosovën drejt një prosperiteti.”
Parlamenti Shqiptar do të rinis punimet e tij të zakonshme pas ditës së zisë kombëtare./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!