Në muajin tetor pensionet do të indeksohen me 8.6 për qind. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist, Erion Braçe dha detajet e këtij vendimi, duke shpjeguar se në tre muajt e ardhshëm në buxhet e pensionistëve do të ketë 3.2 milion lekë më shumë.
Braçe: “Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrin një rritje të pensionit me 8.6 %. 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muajt në vijim në buxhetet e pensionistet 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistët 121 mln dollarë. Kjo është fatura e plotë”
Në fjalën e tij, Braçe theksoi domosdoshmërinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje për pensionet me Greqinë ku nuk la pa ironizuar edhe Fredi Belerin.
Braçe: “Na duhet një marrëveshje me Greqinë. Sa kohë kanë punuar ligjshëm dhe kanë paguar sigurime shoqërore atje. Mendohet se vetëm nga Greqia duhet të përfitojnë 500 mijë shqiptarë. Kemi një numër shumë të lartë punëtorësh në Greqi. Natyrisht është një çështje e drejtësisë sociale, dhe Greqia duhet ta garantoje për punëtorët shqiptarë siç e ka garantuar për punëtorët serbë. Unë mendoj se këta shqiptarë e meritojnë fort këtë marrëveshje. Edhe për Fredi Belerin sepse ka punuar në Greqi e po flas për punë të ligjshme jo ato të paligjshme që ka bërë në Greqi.”
Sipas Braçes, edhe me Italinë duhet një marrëveshje përmes së cilës do të përfitonin gati 300 mijë shqiptarë. Kjo marrëveshje është negociuar me Italinë por mundon firma.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Indeksi#Pensionet
Ещё видео!