Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e së premtes në një valë të madhe bombardimesh ruse në kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe në rajonin jugor të Hersonit. Në të gjithë Ukrainën u dëgjuan për disa orë sirenat e alarmit që paralajmëronin sulme ajrore. Rusia hodhi tetë raketa, përfshirë raketat hipersonike Kinzhal dhe raketat balistike Iskander, vetëm në Kiev, tha kryetari i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Qytetet ukrainase po përballen me sulme të vazhdueshme raketore dhe sulme me dronë, ndërsa forcat ukrainase, të pakta në numër dhe të varfra në armatim, po përballen me vështirësi për të frenuar përparimin e shpejtë të ushtrisë ruse në lindje të vendit. Një person u vra nga një sulm në qarkun Holosiv të Kievit. Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytet, sipas dëshmitarëve. “Armiku ndoshta përdori raketa aerobalistike Kinzhal dhe raketa balistike Iskander”, tha Serhiy Popko, duke shtuar se një tubacion gazi u dëmtua gjatë sulmit. Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, raportoi se copëzat e dronëve të rrëzuar rusë ranë në katër distrikte të kryeqytetit, duke plagosur të paktën dy persona. Në Herson, një burrë 60-vjeçar u vra në një sulm rus, dhe dy të tjerë, përfshirë një burrë 86-vjeçar, u plagosën, raportoi guvernatori rajonal Roman Mrochko. Të enjten, një raketë ruse goditi dhe dëmtoi rëndë një ndërtesë dykatëshe banimi në qytetin juglindor Kriv Rih, qyteti i lindjes së presidentit Volodymyr Zelensky, duke plagosur pesë persona, përfshirë dy që u nxorën të gjallë nga rrënojat, thanë zyrtarët. Sulmi gjithashtu la pa furnizim me energji elektrike disa pjesë të qytetit me 600.000 banorë dhe dëmtoi një spital, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak. Bombardimet e së premtes pasuan deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sugjeroi të enjten një "duel të teknologjisë së lartë" mbi Kievin për të dëshmuar se raketa e re hipersonike balistike e Rusisë, e quajtur Oreshnik, nuk mund të shkatërrohet nga mbrojtjet ajrore të furnizuara nga Perëndimi. Duke reaguar, Zelensky postoi një mesazh në X, duke e quajtur Putinin "idiot". “Njerëzit po vdesin dhe ai mendon se është ‘interesante’... Idiot”, shkroi Zelenski.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bombardimet#Ukraine
Ещё видео!