#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Brumi:
400 gr miell
200 ml ujë
1 lgj uthull
Kripë
Për kremin:
1,4 l qumësht
6 lgj sheqer
Një majë kripë
Vanilje
2 lgj miell misri
3 lgj miell gruri
50 gr gjalpë
6 kokrra vezë + 1 për lyerje
50 gr gjalpë dhe pak vaj
Bashkojmë të gjithë përbërësit e brumit në një tas. Kur brumi të lidhet, vazhdojmë të punojmë në tavolinën e punës. E ndajmë brumin në kuleçë të vegjël. I lëmë ato të pushojnë për 20 minuta. Më pas fillojmë të hapim petët në madhësinë e një pjate çaji.
I lyejmë me gjalpë të përzierë me vaj. I bashkojmë njëra përmbi tjetrën dhe i hapim në një petë të vetme. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe vendosim petën mbi të duke lënë anët të varen nga tepsia. Gjatë kohës që lëmë brumin të pushojë 20-30 minuta, përgatisim kremin. Ngrohim qumështin duke lënë një gotë të ftohtë. Gjatë kohës që qumështi ngrohet, shtojmë sheqerin dhe vaniljen dhe i përgatisim që të shkrihen.
Në një tas vendosim miellin e misrit dhe të grurit dhe i tretim në gotën me qumësht të ftohtë. Shtojmë miellin e tretur me tenxheren me qumësht dhe vazhdojmë përziejen derisa masa të trashet e të marrë valë. Largojmë kremin nga zjarri dhe e lëmë të bjerë temperarura. Rrahim vezët dhe i shtojmë pak nga pak tek kremi duke i përzierë vazhdimisht. Në fund shtojmë pak kripë dhe gjalpin në temperaturë ambienti duke i përzierë me tel dore.
Pasi spërkatim petën me gjalpë shtojmë kremin, e nivelojmë mirë dhe më pas kthejmë anët e petës gërshet rreth tepsisë. I spërkatim me gjalpë po ashtu dhe sipërfaqen e kremit. Në fund përziejmë një vezë dhe e lyejmë sipërfaqen e qumështorit. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë për 35-40 minuta. Shërbehet i ftohtë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!