Kreu i qeverisë, Edi Rama mblodhi grupin negociator të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Çelja e negociatave ishte vetëm hapi i parë në rrugëtimin drej Bashkimit Europian dhe tashmë stafeta për koordinimin e gjithë procesit të antërësimit i takon ministres së sapoemëruar të shtetit, njëherazi edhe kryenegociatores, Majlinda Dhuka si dhe ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në fjalën e parë si ministre, Dhuka vendosi pikat mbi ‘i’ duke i bërë të qartë grupit negociator, shtyllat kryesore ku do të bazohet puna e tyre.
Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe krijimin e një këshilli ndërministror që do të mblidhet me kërkesë të ministreve Xhaçka dhe Dhuka.
Viti i ardhshëm do e gjejë Shqipërinë në procesin e njohur si ‘Screening’. Sipas Xhaçkës, kjo fazë do të jetë edhe pikënisja e punës së grupit negociator.
Shqipërinë e ndajnë 35 kapituj negociues deri në momentin e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Ecja paralel me Maqedoninë e Veriut përgjatë këtij procesi shton rrezikun që Shqipëria të mund të përballet sërish me veton bullgare apo çështje të tjera të brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bruksel#BE#TopChannel
Ещё видео!