Një person u arrestua nga autoritetet italiane si rezultat i hetimeve që po kryhen për vrasjen e shtetases shqiptare Nevila Pjetri.
35-vjeçarja u gjet e vrarë me shenja dhune të dielën në bregun e një përroi në Sarzana.
Ndërkohë gjatë kontrolleve të kryera, policia gjeti një tjetër trup të pajetë dhe me shenja dhunë në të njëjtin vend.
Trupi sipas medias italiane ANSA, i përket një burri transgjinor dhe hetuesit thonë se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Për identitetin e autorit të dyshuar, duke iu referuar burimeve, mediat italiane thonë se bëhet fjalë për një 44-vjeçar me profesion artizan.
Makina e tij tip Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë, është kapur disa qindra metra larg vendit të ngjarjes. Brenda saj u gjetën të paktën dy kuti armësh dhe disa gjurmë gjaku në një tapet.
Media italiane raporton se pista kryesore e hetimeve është ajo e lidhjes me botën e prostitucionit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!