Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përkujtuar vdekjen e Komisar Gani Malushi, i cili u ekzekutua me armë në vitin 2003.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shprehet se ministria e Brendshme dhe polici e shtetit do jenë gjithmonë mirënjohës ndaj tij.
Sot 20 vite më parë Policia e Shtetit humbi një nga oficerët e saj më të mirë, për nga përgjegjësitë e vështira që mori mbi supe dhe standardin e ndershmërisë dhe profesionalizmit që ai vendosi me punën e tij. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Komisar Gani Malushit, Dëshmor i Atdheut, për gjithçka ai bëri për rivendosjen e shtetit dhe të ligjit në Tropojë, Berat, Librazhd, Krujë, Kukës etj.
Përves Malushit, ministri përkujtoi edhe Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Feskajn, dhe Sajmir Duçkollarin, duke thënë se do bëhet gjithcka është e mundur që gjaku i dëshmorëve të atdehut të mos tradhëtohet më kurrë nga brenda Policisë së Shtetit.
Prej ditës së parë në krye të Ministrisë së Brendshme kam kërkuar dhe do të bëj gjithçka të pastroj brenda Policisë së Shtetit fijet e rrjedhjes tek krimi të informacioneve sensitive të punës dhe aksioneve policore. Ky është për mua një karshillëk poshtërues për gjakun e dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Përvecse është edhe shembulli më i keq dhe më demotivues, për punonjësit e Policisë në vartësinë e drejtorëve dhe shefave, që tradhëtojnë shokët dhe misionin e Policisë së Shtetit.
Gani Malushi u ekzekutua me breshëri plumbash në vitin 2003. Shkak për ngjarjen në atë kohë, u tha se ishte gjakmarrja dhe se shënjestër në fakt ishte shoferi i Malushit. Për këtë ngjarje, është denaur me burgim të përjetshëm Agim Papa.
Katër oficerët e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastrioit Feskaj dhe Sajmir Duckollari u vranë 14 vite më parë, gjatë një aksioni për arrestimin e Dritan Dajtit, një nga personat më të rrezikshëm, i dënuar tashmë me 25 vite burg.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TaulantBalla#Policia#TopNews
Ещё видео!