Në studion e ABC, kryetari i LZHK, Dashamir Shehi foli për situatën politike në vend.
Shehi komentoi edhe raportin e Dicky Marty për të cilin u shpreh se Parlamenti nuk duhet të merrej më këtë çështje pasi sipas tij është tashmë e mbyllur.
“Një parti që është në qeverisje, që ka disa detyrime ndërkombëtare të mbajë një qëndrim. PD ka pasur për detyrë ta votojë raportin se ndryshe thonë shteti shqiptar është i papërgjegjshëm, thonë shteti na pengon nuk do ta votojë. Ne i kemi thënë botës hajdeni hetoni. Ajo që ka bërë qeveria e Berishës, tregon se ky grup politik ka pasur një linjë serioze në këtë punë. Parlamenti nuk duhet të merrej me Dicky Marty se është çështje e mbyllur, Kjo është situatë qesharake”, u shpreh Shehi.
Shehi gjithashtu theksoi se Presidenti Ilir Meta, ka detyrë të merret edhe me situatën e pandemisë.
“Ky zotëri e ka për detyrë, edhe nëse nuk do ta bënte duhet t’ja kujtonte dikush këtë detyrë”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, Shehi tha se opozita shqiptare është një dimension politik më i madh se presidenti.
“Gjykoj që për sa kohë Presidenti i del për zot Kushtetutë kjo opozitë që është sot do ta mbështesë. Ka disa të tjerë që janë aleatë, pra ne bashkë kemi për detyrë të rrëzojmë “Rilindjen”. Kjo nuk është detyrë e Ilir Metës, as të rrëzojë “Rilindjen” dhe as kryeministrin. Presidenti nuk e zëvendëson rolin e opozitës ashtu sikurse edhe opozita Presidentin. Meta duke qenë një njeri që vjen nga një lidership politik, ka një sens politik pak më të madh se sa të tjerët”, u shpreh Shehi.
Gjithashtu kreu i LZHK-së tha se zgjedhjet janë vendosur me 25 prill dhe se janë përgatitur për të larguar “Rilindjen”.
“Kemi 7 vite me këtë zotërinë. Jemi stërvitur politikisht. Shqiptarëve duhet t’i jepte shansin të bëhen zgjedhje më të mirë, por në përfunduam në një hapje listash që veçse e tillë nuk është. Strategjia është kjo, të gjithë bashkë do të shkojmë për të larguar qeverisjen e “Rilindjes”, tha më tej Shehi.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!