Një policor me gradën nënkomisar, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec u arrestua nga Agjencia e mbikqyrjes policore, pasi shkaktoi një aksident me pasojë vetëm dëme materiale dhe u largua nga vendngjarja.
46 vjecari me iniciale LD, dyshohet se ka kryer veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, ndërsa do qëndrojë në qeli deri në përfundimin e plotë të hetimeve.
Sipas AMP, arrestimi i tij u bë për shkak se rreth orës 22.20 të së dilës, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Nga hetimet që u kryen nga ana e Agjencisë për mbikqyrjen policore, 46 punonjësi i policisë rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e alkolit tej normave të lejuara.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#AMP#Arrestimi
Ещё видео!