Kryeministri Rama ka postuar një video në rrjetin social facebook. Sipas tij, ajo që shfaqet në atë pamje filmike është shtrati i hapur i Rrugës së Arbërit. Vetë kryeministri shkruan se në verën e ardhshme, kjo rrugë do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës.
Ndërtimi i Rrugës së Arberit shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin.
Rruga e Dibrës, e quajtur "Rruga e Arberit", është e gjatë 75 kilometra. Rruga parashikohet të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 kilometra në orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore. Ajo është duke u ndërtuar me lartësi mbi 1500-2000 metra. Rruga e Arbrit do të kalojë në 10 zona, ku do të shkurtojë 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Fillimet e saj i ka në Tiranë, më pas në Zall-Dajt, Muizë, Guri i Bardhë, Ura e Vashës, Plani i Bardhë, Bulqizë, Ura e Çerenecit, Gjoricë, Dibër.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#RrugaeArbrit#TopChannel
Ещё видео!