[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović ka reaguar në lidhje me draftet e paketës anti-shpifje që për herë t ëparë përfshin median online.Mijatović përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kuvendi i Shqipërisë që të rishikojë draftet e paketës anti-shpifje, me argumentin se duhen përshtatur sipas standardeve të vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Europës.Ndër të tjera në reagimin e saj ajo thekson se ndërhyrja e shtetit në rregullimin e medias mund të cënojë lirionë e shprehjes.Jam thellësisht e shqetësuar pasi mësova se këtë javë Parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me shqyrtimin e dy projektligjeve, të njohura si “Paketa anti-shpifje. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita janë me të vërtetë të papajtueshme me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Unë jam veçanërisht e shqetësuar se kompetencat që u janë dhënë organeve rregullatore, aftësia për të shqiptuar gjobë të tepërt dhe për të bllokuar faqet e internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe futjen e rregullave më të mira të mediave, mund të jenë një goditje e rëndë për lirinë e shprehjes dhe mediave në vend. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të sigurohemi që interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online. Prandaj i nxis anëtarët e Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i rreshtojnë ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës.
Ещё видео!