TIRANE-Ai është babi i 11 fëmijëve. Bashkëshortja nuk ndodhej në “shtëpi” ose më saktë në hapësirën që quhet shtëpia e tyre. Artan Kruja, është vetëm 47 vjeç dhe fëmija i madh është 22 vjeç dhe më e vogla vetëm 2 vjeç. Ashtu siç edhe shihet nga pamjet, kushtet ekonomike janë përtej skamjes.
“Unë merrem me një servis kompjuterësh që i gjejmë tek hekurat, i marrim dhe i shesim ditë të shtune aty ku kemi një Pazar tek nënstacioni i vjetër i themi ne. Marrim një asistencë prej 80-mijë lekësh të vjetra, ku 69 mijë lekë na vjen afrofeja e dritave. Ujin e mbushim tek komshia sepse s’ka ujë. Që në 1992 që kur kemi ardhur këtu kemi pas pirë ujë burimi. Janë 6 frymë të paktën dy të fusi të paktën të paguaj dritat dhe të fus ujin në shtëpi se për bukë ka sërish se kanë kazanët akoma, punojmë fshehtas. Dhe s’ka si të dali fëmija që është 22 vjeç, s’ka vende pune shteti, mos të na mbajnë në takime duke na thënë hajde tani dhe hajde pas një muaji. Çfarë janë këto takime, edhe në komunale për fshesë, duhet arsimi i lartë?”, tha kryefamiljari Kruja.
Ещё видео!