Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë nga përfundimi I afatit për dorëzimin e kandidaturave për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 2 prokurorë të tjerë kanë dorëzuar kandidaturat e tyre. Bëhet fjalë për prokurorët Edvin Kondili dhe Altin Dumani, kandidatura që vijnë pas Adnan Xholit, i cili u regjistrua më 28 tetor. Burime bëjnë me dije se Kondili e ka dorëzuar kërkesën mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa rreth mesditës, kërkesa është depozituar edhe nga prokurori Altin Dumani.
Prokuroria e Posaçme njoftoi pak ditë më parë se ende nuk ishte shfaqur interes për këtë post nga asnjë person, teksa si duket pas kësaj rikujtese, ka qenë I pari Xholi i cili ka zyrtarizuar kërkesën e tij, që tashmë u ndoq edhe nga Kondili dhe Dumani.
Edvin Kondili ka qenë kandidat dhe në garën e vitit 2019 për kreun e SPAK, ku përballë tij dhe prokurorit Altin Dumani fitoi drejtuesi aktual Arben Kraja.
Si Edvin Kondili ashtu edhe Altin Dumani, janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, që tashmë synojnë postin e Krajës. Teksa afati përfundon më 2 nëntor, nuk dihet nëse do të ketë të tjera kandidatur për këtë post të rëndësishëm.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SPAK#TopChannel
Ещё видео!