Tension, sherr dhe grushte në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Delvinës dhe Butrintit. Shkak i sherrit ka qenë një karton i kuq i nxjerrë nga arbitri Kreshnik Cjapi për mbrojtësin e ekipit vendas Xibro.
Vendasit nuk e kanë pranuar vendimin duke kundërshtuar dhe goditur arbitrin Cjapi. Report Tv ka siguruar edhe pamjet në momentin që arbitrit rrethohet nga 7-8 futbollistë të ekipit të Delvinës.
Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe policia. Ndërsa pas grushteve, futjes në fushë të stafit teknik të ekipit vendas dhe ofendimeve në kor nga tifozët, arbitri ka ndërprerë ndeshjen për 20 minuta duke u drejtuar për në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, pavarësisht dhunës arbitri vendosi që ndeshja të rifillonte.
Me rifillimin e ndeshjes, Delvina shënoi dy gola duke e fituar derbin 2-0 përballë miqve edhe pse me dy lojtarë më pak të cilët dolën me kartona të kuq. Në fushë dyshohet se ka hyrë edhe kryebashkiaku i Delvinës, Rigels Balili.
Ещё видео!