Lajme arkiva 2005
Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” ka çelur kursin e oficerëve të shtabit të përgjithshëm. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mund të merret pjesë edhe ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, si dhe mjaft zyrtarë të lartë të kësaj ministrie. Në fjalën e tij Mediu ka theksuar disa nga prioritetet që qeveria Berisha ka në programin e saj për mbrojtjen.
Fatmir Mediu: “Qeveria Shqiptare do të japë mbështetje të plotë për zhvillimin e forcave të armatosura duke synuar forcë ushtarake të vogël, mirë të stërvitur t pajisur dhe të lëvizshme dhe që u përgjigjet me efektivitet sfidave të sigurisë, të mbrojtjes së vendit dhe detyrimeve të integrimit.”
Mediu është ndalur edhe në reformën e ardhshme të forcave të armatosura si dhe në mjaft çështje që lidhen me buxhetin e mbrojtjes dhe transparencën që duhet të tregohet në përdorimin e tij./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!