Gjykata e Posaçme e Apelit la në burg Fredi Belerin, kandidatin fitues në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Himarës, me dyshimet e përfshirjes në shit-blerje të votës, duke mos pranuar kërkesën e tij për t’u liruar. Beleri i tha Gjykatës së Apelit se çështja ndaj tij është ndërtuar pa prova dhe nuk vërtetohet që ai ka dhënë para për të siguruar vota në zgjedhjet e 14 Majit.
Gjithashtu Beleri kërkoi ndryshim të masës së sigurisë edhe për shkak të gjendjes shëndetësore, por në përfundim gjykata vendosi ta rrëzojë kërkesën e tij. Ndërkohë njeriu i afërt i Belerit, Pandeli Kokaveshi, i vënë në pranga si bashkëpunëtor në shit-blerje të votës u lirua nga Gjykata e Apelit për arsye shëndetësore. Ai do të ketë detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në prokurori. Avokati i tij, Marsel Zhupa, tha se ata kishin dërguar prova për gjendjen shëndetësore.
Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, pas dhënies së 40 mijë lekëve për 8 vota një të infiltruari të Prokurorisë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!