Shqipëria paralizohet nga akulli. Akset kryesore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërkohë që fshatrat e thella vijojnë të mbeten pa energji elektrike dhe pa ujë i cili ka ngrirë. Ministri i Transporteve Haxhinasto, inspekton Qafë-Thanën. Ai deklaron se duhen më shumë fonde për menaxhimin e rrugëve në situate të tilla.
Vazhdon të jetë një situatë problematike në vend pas temperaturave të ulëtave dhe reshjeve të dëborës në disa prej qarqeve. Kështu, aksi nacional Pogradec – Qafë-Thanë vijon të jetë problematik për kalimin e automjeteve. Situata problematike në këtë aks vijon prej një jave.
Mjetet e rënda e pothuajse e kanë të pamundur të lëvizin edhe pse kanë vendosur zinxhirët, ndërsa vazhdon puna nga firmat kontraktuese për të mbajtur këtë aks nevralgjik të hapur sepse është pika kyçe që lidhet me doganën e shtetit fqinj të Maqedonisë.
Dibra mbetet një nga qarqet të cilat është goditur më shumë nga stuhia polare që ka prekur vendin tonë këto ditë. Edhe pse vazhdon hedhja e kripës përsëri rekomandohet që të lëvizet me zinxhirë në akset kryesore si, Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste, Muhurr-Qafe Draj dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.
Temperaturat e ulëta kanë paralizuar zonat e thella të qarkut Shkodër ku në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë, por përsëri kalimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa aksi Qafë Mali-Flet, bllokohet herë pas here si pasojë e erës së fortë që e kthen borën në rrugë. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend dhe bëjnë hapjen e rrugës. Qarkullimi në akset e Malësisë së Madhe dhe në aksin Qafë Mali Mali-Flet rekomandohet të bëhet me zinxhirë.
Rruga e Kombit në qarkun e Kukësit ka ndjerë përmirësim, ku kalimi në tunelin Kalimash-Kukës-Morinë qarkullohet pa zinxhirë. Ndërsa rekomandohet të bëhet me zinxhirë në disa segmente të tjera si Kukës-Krume Kukës-Draj, Domaj-Bushtrice, Kukës - Qafë-Shllakë.
I vetmi problem që paraqitet në qarkun e Vlorës është Qafa e Llogarasë ku trashësia e deborës ka arritur në 30 cm dhe për këtë arsye kalimi bëhet bë zinxhirë. Ndërsa në qarqet Tiranë, Elbasan, Lezhë, Berat, Fier, ka vetëm prani të akullit por edhe këtu duhet pasur kujdes sepse mund të bëhet shkak për daljen nga rruga të automjeteve, nëse ecin me shpejtësi.
Ещё видео!