Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu këtë të shtunë. Situata më e rënduar për momentin paraqitet në Tropojë, aty ku kryetari i Bashkisë ka njoftuar se dëmet janë të mëdha si pasojë e shiut të pandërprerë prej dy ditësh. Sipas Rexh Byberit përshkallëzimi i situatës në të gjithë territorin e bashkisë që ai drejton po shkon drejt një katastrofe natyrore ndërsa theksoi se gjendja më alarmante paraqitet në fshatin Vlad. Situata në bashkitë e tjetra të vendit paraqitet më e qetë për momentin. Kujtojmë që një ditë më parë sinoptikanët kanë parashikuar që reshjet më intensive do të jenë në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, të cilat rrezikohen nga përmbytjet. Megjithatë deri më tani, siç ka raportuar gazetarët, situata është e qetë.
Si paraqitet situata:
Tropojë – Siç e theksuam, kreu i bashkisë Rexh Byberi, ka njoftuar se situata në bashkinë që ai drejton është emergjente si pasojë e motit të keq. Ai njoftoi se kanalizimet janë të tejmbushura, por nga gërryerjet dhe shembjet e mëdha janë në rrezik banesat e qytetarëve. “Gjendja më alarmante është në fshatin Vlad, por pothuajse në të gjithë territorin e Bashkisë përshkallëzimi po shkon drejt një katastrofe natyrore”, njoftoi Byberi i cili i bëri thirrje banorëve për kujdes të shtuar dhe solidaritet. Më vonë në një komunikim zyrtar Emergjencat Civile njoftuan se në njësitë administrative Bytyç dhe Mergegaj ka përmbytje të jashtëzakonshme. Në fshatin Fushë Lumi janë bllokuar 7 familje si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe ujit të grumbulluar.
Situata në Tropojë
Elbasan – Gazetari i Klan News, Fatos Salliu, raporton se atje ka rrebeshe të përkohshme shiu. Megjithatë në qytet nuk raportohen probleme. Mësohet se ka disa ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Peqin, Shezë Gjocaj dhe fshatin Gracen të Elbasanit.
Situata në Elbasan
Lushnje – Gazetarja e Klan News, Anila Sefa raporton se reshjet nisën me intensitet pas orës 08:00 të mëngjesit për rreth 30 minuta. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugëve kryesore nga ujërat duke bërë të vështirë kalimin e këmbësorëve. Sipas gazetares këto rrugë bllokohen nga uji sa herë bie shi me intensitet të lartë për shkak të mungesës së rrjetit kullues. Megjithatë në këto momente reshjet janë më të pakta dhe uji është tërhequr.
Situata në Lushnje
Tiranë – Prej mëngjesit në kryeqytet kanë nisur reshjet e shiut me intensitet normal. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.
Moti në Tiranë
Lezhë – Gazetarja Vera Deda raporton se në Lezhë ka nisur prej disa minutash shiu. Megjithatë, në këtë qytet nuk raportohen problematika.
Shkodër – Në Shkodër gjatë natës ka rënë shi me intensitet normal. Deri më tani nuk raportohet për problematika.
Vlorë – Në qytetin bregdetar shiu ka filluar gjatë natës. Atje nuk raportohen të ketë problematika si pasojë e motit të keq.
Situata në Vlorë
Dibër – Raportohet se atje ka nisur shiu që prej orës 08:00 të mëngjesit. Megjithatë reshjet janë normale dhe nuk ka pasur stuhi. Deri më tani nuk raportohen probleme.
Korçë – Gazetarja Daniela Zisi raporton se në këtë zonë nuk bie shi.
Gjirokastër – Raportohet se edhe në këtë qytet nuk ka reshje shiu./tvklan.al
#moti #vlore
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!