Presidenti amerikan Joe Biden ashpërson kritikat ndaj Izraelit. Mediat ndërkombëtare citojnë shefin e Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë në një takim për grumbullimin e fondeve elektorale, se Izraeli po humb mbështetjen ndërkombëtare me bombardimet pa dallim në Rripin e Gazës.
“Izraeli mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara për sigurinë e tij, por ka më shumë mbështetje se kaq, ka Bashkimin Europian, pjesën më të madhe të botës. Por këtë mbështetje po e humb me bombardimet pa dallim që po kryen”.
Administrata Biden ruan qëndrimin historik të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të së drejtës për ekzistencë të shtetit të Izraelit, por këtë herë Uashingtoni është përqëndruar tek thirrjet për të kursyer jetët e civilëve palestinezë në sulmet e ashpra që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës si hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit, më 7 Tetor në jug të Izraelit.
Kundërpërgjigjia ishte aq e ashpër sa në më shumë se 2 muaj ofensive janë vrarë mbi 18 mijë njerëz, shumica dërrmuese civilë të pafajshëm.
Shtetet e Bashkuara, megjithatë votuan kundër një rezolute jo-detyruese në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku kërkohej armëpushim i menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!