Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në prononcim për mediat, pas takimit të tretë rajonal për masat anticovid, antikánàbis, parandalimin e veprave penale mjedisore dhe rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, si dhe për masat për rritjen e sigurinë rrugore.
Fjala e Drejtorit Veliu gjatë prononcimit për median:
"Sapo përfunduam takimin rajonal me pjesëmarrjen e drejtorëve vendorë të Policisë së Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës, së bashku edhe me shefat e komisariateve, për të analizuar punën e bërë deri më tani në drejtim të zbatimit të detyrave të planit të veprimit për antikánàbisin.
Jemi duke i analizuar të gjithë treguesit sipas indikatorëve dhe duam t'i japim një impuls punës së bërë deri më tani, me qëllim që ky plan veprimi dhe detyrat e përcaktuara në të, të përfundojnë me sukses duke bërë të mundur që të finalizohet dhe të largojmë të gjitha pikat e rrezikut që janë alert aktualisht si vende të mundshme për kultivim.
Po kështu, gjatë takimit ne u fokusuam jo vetem tek trajtimi i punës së bërë, por duke caktuar dhe disa objektiva për periudhën që ka ngelur.
Njëkohësisht lamë detyra për punën që duhet të bëjë Policia e Shtetit, jo vetem me monitorimin ajror që jemi duke e praktikuar në çdo javë, duke shfytëzuar dronë, njëkohësisht duke rritur edhe bashkëpunimin me kolegët e Guardia di Finanza-s, të cilët janë duke zhvilluar një punë shumë të mirë përsa i përket ndihmës që na japin për identifikimin e pikave të rrezikut.
Njëkohësisht, në këtë takim ne diskutuam dhe për detyrat që Policia e Shtetit do të ndjeki përsa i përket masave anticovid, duke qenë se situata është jo e qetë dhe ne si Polici e Shtetit kemi detyrimin për të monitoruar aktivitetin e të gjithë lokaleve që shërbejnë si vende për grumbullimin e qytetarëve apo vende që frekuentohen nga qytetarët për t'u argëtuar, siç kanë qenë longue baret dhe diskot.
Do të vazhdojë puna çdo ditë që krahas punës ditore për sigurimin e rendit dhe qetësisë, por edhe për fushatën antikánàbis, do vazhdojmë dhe për zbatimin e të gjitha detyrave anticovid", ka thënë Veliu.
ShkodraWeb | Portali Argëtimit dhe Informimit
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe në "ShkodraWeb TV" në Kanalin YouTube për Argëtim dhe Lajme KËTU: [ Ссылка ]
Për më shumë përmbajtje vizitoni: www.shkodraweb.com
Ndiq ShkodraWeb në LinkedIn KËTU: [ Ссылка ]
Like ShkodraWeb në Facebook KËTU: [ Ссылка ]
Ndiq ShkodraWeb në Instagram KËTU: [ Ссылка ]
Ndiq ShkodraWeb në Twitter KËTU: [ Ссылка ]
Humor i përzgjedhur, i kulturuar dhe nga emrat më të mëdhenj të Shqipërisë në vite. Lajme të ditës, me video dhe pa censurë, ashtu siç vështirë ti gjeni diku tjetër. Jeni të mirëpritur me videot tuaja, sugjerime të ndryshme dhe çdo gjë që mendoni se duhet të komunikojmë bashkë. Faleminderit që na ndiqni!
#ShkodraWeb TV #ArdiVeliuLezhë #AntiCovidKanabis
Ещё видео!