Shëmbja e objektit nga IKMT
Firma e ndërtimit: Objekti është me leje të rregullt të firmosur nga Jorgo Goro, inspektorët e bashkisë që kanë firmosur vendin e prishjes, të arrestuar dy muaj më parë. Vetë firma ka paraqitur lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro si dhe aktin e konstatimit nga ana e bashkisë që objektin është brenda lejes dhe kritereve përkatëse.
Sipas drejtuesve të firmës, vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shëmbje se objekti ka dalë nga leja por firma nuk është njoftuar.
Për sa i përket këtij vendimi që sipas avokatit Genci Pulaj është totalisht antiligjor, është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar pak ditë më parë, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërkohë që e kanë firmosur disa ditë pas arrestimit të tyre. Avokati i Firmës ka depozituar një kallëzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës, dy inspektorëve dhe IKMT.
Avokati është shprehur se ku gjendet objekti nuk ka asnjë plan apo projekt që të kishte shpronësim, por e gjithë po bëhet për interesa të individëve të caktuar që duan të shëmbin objektin në mënyrë të paligjshme që më pas të zaptojnë këtë pronë. Kjo është hera e parë që shembet një objekt me leje brenda një kohe të shkurtër pa vendim shpronësimi.
Website: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]...
Twitter: [ Ссылка ]
#VloraNews #Vlore #Lajme #News
Ещё видео!