#oranews #lezhe #aksidentnelezhe #aksident
Shpejtësia e lartë e lëvizjes vlerësohet nga ekspertët një prej shkaqeve të aksidentit tragjik me dy viktima që përgjaku Krishtlindjen në Lezhë! Mungesa e sinjalistikës në rrugën e Tales, është një tjetër faktor! Viti 2021 ka shënuar përkeqësim të treguesve në lidhje me sigurinë rrugore, ku deri në fund të nëntorit janë shënuar 176 viktima.
Shpejtësia për të mbërritur sa më parë pranë familjes që i priste për të festuar Krishtlindjen, dyshohet se i çoi drejt vdekjes dy të rinjtë që humbën në aksidentin tragjik në Tale të Lezhës.
Kristjan Margjoni 24-vjeç që shihni në këtë foto, kishte marrë pranë familjes së saj të fejuarën 16-vjeçare të vëllait dhe siç duket ka shpejtuar drejt shtëpisë.
Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës e cila doli nga rruga dhe çau murin rrethues të një banese.
Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti tip Pegeuot përfundoi si grumbull hekurishtesh.
Dy të rinjtë kanë marrë plagë të rënda e për pasojë ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Për të nxjerrë dy trupat e pajetë u kërkua ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Pas veprimeve të para, ekspertët e policisë rrugore ngritën dyshime se shkak për aksidentin tragjik mund të jetë bërë shpejtësia e lartë e lëvizjes.
Mungesa e sinjalistikës në këtë pjesë të rrugës së Tales, besohet se është një tjetër faktor.
Aksidentet për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit janë kthyer në një prej faktorëve që po vrasin shqiptarët në rrugë.
176 persona kanë humbur jetën sipas të dhënave të INSTAT nga 1 Janari deri Nëntor, nga 168 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar shifrave të INSTAT, në njëmbëdhjetëmujorin e këtij viti janë shënuar në total 1 257 aksidente rrugore nga 1 121 aksidente të ndodhura në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, duke u rritur me 12 % ose 136 aksidente më shumë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!