Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Që në orën 17 të pasdites, mes Librazhdit dhe Peshkopisë nuk ekziston më asnjë lidhje rrugore. Vetëm 5 km larg Librazhdit është shembur e vetmja urë që lidhte këtë qytet, me fshatrat përreth dhe me Bulqizën. Në kohën e shembjen mbi urë është gjetur një kamion tip Saurrel me targa të Tiranës dhe i ngarkuar me gurë, por për fat nuk ka asnjë të dëmtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa minuta pas shembjes, drejtues të policisë rrugore të Librazhdit dhe nga hetimet e para rezulton se ura është rrëzuar për shkak të amortizimit.
Ura e gjatë rreth 35 metra është ndërtuar nga italianët, që në vitin 1931, por për më shumë se 70 vjet, ajo nuk është rehabilituar asnjëherë edhe pse është dëmtuar rëndë para dhjetë vjetësh./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!