SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Fluksi i fëmijëve që drejtohen në qendrat shëndetësore po vjen në rritje gjatë këtyre ditëve të janarit. Sipas mjekut pediatër mbizotërojnë virozat dhe gripi dhe shumë pak raste ka me covid te fëmijët.
Bektash Mandri: Mosha që e frekuaneton më tepër ambientet tona është nga 1-7 vjeç por nuk përjashtohen edhe moshat e tjera. Në këtë periudhë kemi dy grupe stinore që është AH1 dhe AH3. Kemi SarsCov2 që do të jetojë bashkë me ne do të bashkëjetojmë sepse ai nuk largohet, kalon gjithmonë duke u lehtësuar klinika. Ka raste me Covid te fëmijët, janë të rralla, por ka.
Sipas pediatrit simptomat zgjasin disa ditë ndërsa temperatura është shumë agresive sepse shkon deri në 40 gradë Celsius.
Bektash Mandri: Ka një temperetarurë shumë të lartë që shkon te 39-40 është e vështirë për t’u kontrolluar. Këshillat që unë jap. Nëse temperatura shkon 39, duhet të vendosi mjeku për trajtimin e fëmijës dhe jo prindi të vazhdojë të mjekojë vetë. Sepse e shikojë që tentojnë ti japin pak më pak antipiretik, por nëse i jep më pak nuk i jep efektin që duhet, nuk merr kohën që duhet. Fëmija vuan nga temperatura, mund të na japi çrregullime, mund të na çojë në ndonjë problematik tjetër shëndetësore që mund ta mbartim për gjithë jetën. Ditën tjetër kolla fillon e thatë, nëse nuk mjekohet mund të na japi bronkite.
Mjeku u bën apel prindërve që në momentin që temperaturën apo kollën nuk e menaxhojnë dot në kushte shtëpie të drejtohen tek specialistët sepse me mjekime të gabuara mund ti bëjnë shumë dëm shëndetin të fëmijëve.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!