[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Përmbyllet pas dy ditësh megaoperacioni “Qafa e Helmit” që u zhvillua në zonën e Lezhës e Pukës për shkatërrimin e grupit kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në total u lëshuan 18 urdhërarreste, nga të cilat u ekzekutuan 14 ndërsa 4 persona vazhdojnë të jenë në kërkim. Aksioni u ndërmor nga Spak në bashkëpunim me policinë e shtetit pas disa muajsh heitme.Grupi kriminal drejtohej nga Leon Nrecaj dhe Leonard Kola, ndërsa ishin të implikuar dhe pesë oficerë të policisë gjyqësore, të cilët po ashtu u ndaluan. Nga hetimet e kryera rezulton se ky grup organizonte kultivimin e kanabisit në zonën e Mirditës, kryesisht në fshatin Arëz dhe Kaçinar dhe në zonën midis fshatrave Perlat i Epërm dhe Lufaj. Po ashtu ata kishin ngritur parcela dhe në Pukë, në vendet e quajtura Qafa e Helmit, fshati Shkozë, Gomsiqe dhe Plet.Më pas ata i përpunonin bimët narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatrat Gomsiqe e Pletë të Pukës, ku kishin ngritur disa kasolle të mbuluara me plasmas. Gjatë aksionit në këtë zonë agjentët gjetën rreth 28 kilogramë kanabis. Ndërkohë po ashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 qese me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet. Policia po vazhdon operacionin për kapjen e katër personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!