Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës nga Librazhdi në lidhje me akuzat e kreut të PD-së për lidhje me krimin të Berishës dhe foltoreve që ai organizon.
Suel Çela ka qenë një nga emrat që ka përmendur kreu i selisë blu. Por këto akuza janë hedhur poshtë nga lideri historik i demokratëve.
Ai tha se e ka denoncuar emrin e Çelës më shumë se kushdo tjetër. Sipas Berishës, Basha i ka kërkuar në biseda telefonike që të mos ia përmendë emrin Suel Çelës.
“Së fundmi pengBasha bëri fjalë për lidhje me krimin të miat dhe dhe foltores. Cilido të vijë këtu tek unë dhe të shkruajë emrin në librarinë dixhitale timen. Do ta demonstroj pak këtë se është me rëndë. Suel Çela! Ja ku dalin 26 statuse në Facebook tim. E kam denoncuar atë unë më shumë se sa gjithë mediat. Merrni Facebook-un e Lulzim Bashës, po ia pati emrin njëherë. Merrni pak tabulatet e bisedave të atij me Berishën duke i kërkuar aman mos ia përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij. I ka ngelur vetëm shpifja, trillimi dhe tërbimi”, tha Berisha./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!