#reportTV #lajmeshqip #lajme
TIRANË- Plot 24 orë më parë është arrestuar në kryeqytetin e Greqisë Athinë Olsi Leku apo siç njihet ndryshe me disa emra si Jorgo Leku, dhe Giorgo Lekua. Sipas burimeve të policisë Leku është një nga anëtarët e grupit të Çapjave në Elbasan dhe mban lidhje të forta me drejtuesit e këtij grupi. Arrestimi i Lekut është kryer nga policia Greke, pasi agjentët e Interpol Tiranës, kishin mundur t'i zbulonin banesën ku jetonte Olsi Leku.
Më pas informacioni i është përcjellë në kohë policisë helene e cila ka vepruar me shpejtësi duke arrestuar të shumë kërkuarin Olsi alias Jorgo Leku. Ky i fundit prej 12 qershorit 2020 ishte shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Elbasanit dhe pas 5 muaj është arritur të arrestohet në Greqi personi i kërkuar.Olsi Leku, akuzohet për ngjarjen e 15 gushtit 2012, ku brenda në banesën e tyre është vrarë babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri. Në rëfimin që ka dhënë Ervis Bardhi, i arrestuari dhe bëshkëpuntori i prokurorisë ka treguar se ditën e ngjarjes ai dhe Olsi Leku, kanë hipur në katin e pestë të një pallati dhe kanë vrarë Gentian dhe Nezir Beqirin.
Vrasjen e Gentianit, i cili ndodhej në “Arrest shtëpie” e ka kryer Ervis Bardhi, i cili ishte shok me Beqirin dhe hynte e dilte në këtë banesë. Ndërsa vrasjen e babait të Gentian, Nezir Beqiri e ka kryer Olsi Leku. “…unë kisha njohje me Olsi Lekun, dhe Gentian Beqirin. Gentianin e kam njohur përmes Etien Canit, të cilin e kam shok dhe ai kishte shumë lidhje me Gentianin. Në shtëpinë e Gentianit hyja vetëm unë dhe Etien Cani, dhe tjetër njeriu nuk i hapej dera, pasi ai ishte në hasmëri me familjen Çapja dhe për më tepër rruhej me polici.
Ещё видео!