SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Një efektiv i forcave speciale RENEA është vënë në pranga pasi u kap me 1 kilogram kokainë. I arrestuari është Xhulio Liçi, 28 vjeç, i cili po mbahej prej disa kohësh nën mbikëqyrje.
Në pranga u vunë edhe 2 bashkëpunëtorë të tij, Ded Nimani 62 vjeç nga Tirana me precedentë në fushën e narkotikëve dhe Luan Gaçi 43-vjeç nga Vora.
Të 3 personat u ndaluan në një operacion të koduar “Baron” në aksin rrugor Tiranë-Durrës në zonën e Ndroqit.
Nimani dhe Gaçi blinin kokainë në sasi 1 deri 2 kilogram, të cilën e shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës. Përveç drogës policia sekuestroi edhe 2 makina, 5 celularë dhe një pistoletë.
Tv Klan
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!