Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ngacmoi seksualisht dy shtetase.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari me inicialet XH.B., ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prolurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase e mitur 15 vjeçe, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht, në ashensorin e pallatit ku ajo banon, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "HARASSMENT".
Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!