Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Dy shpërthime ekspozivi u regjistruan në harkun e pak orëve në Gjirokastër e Vlorë. Në qytetin jugor, 100 gram C 4 u hodh në banesën e një 34 vjeçari që mbeti i plagosur, ndërsa në atë bregdetar ekspozivi iu vu makinës së një 64 vjeçari. Ngjarjet duken si mesazhe të qarta, ndërsa policia tashmë po heton shkaqet që janë pas tyre.
Atentatet me eksploziv zbritën edhe në Gjirokastër, ku ndër vite ngjarje me skenar të tillë nuk kanë qenë të zakonshme.
34 vjeçari Gentjan Liti, mbeti i lënduar pasi në oborrin e banesës së familjes në lagjen ‘Dunavati i Dytë’ u shpërtheu një sasi prej afro 100 gramësh C4, ose eksploziv plastik siç njihet ndryshe. Burimet thonë se ky ishte atentati i dytë ndaj 34 vjeçarit me profesion kasap.
Ai mori plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Siç tregojnë edhe këto pamjet në video të regjistruara mëngjesin e së mërkurës, shpërthimi ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme edhe pas kësaj porte që familja Liti e hap vetëm për miqtë dhe jo për kamerat.
Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes, por tregohet e rezervuar në detaje. Dyshimet janë se pas dy atentateve ndaj kasapit 34 vjeçar qëndron e njëjta dorë, ndërsa shkaqet kërkohen nga çështjet e pronësisë deri tek konfliktet.
Ndërsa policia e Gjirokastrës hetonte shpërthimin në banesë, ajo e Vlorës përballej me skenarin tashmë të njohur. Në qytetin bregdetar ishte hedhur në erë një tjetër makinë.
Ky mjet rezulton në pronësi të shtetastit, Sokrat Beqiraj 64 vjeç, dhe ishte i parkuar në lagjen 10 korriku në kohën kur i vunë eksploziv.
Dyshimet janë se ngjarja ishte mesazh për të birin, veprimtaria e të cilit tashmë është nën verifikim.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!