[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin kane hyre ne mesdite ne selinë e kryesisë se kuvendit këtë here per te qene pjese e miratimit final te reformës ne drejtësi.Largimi i opozitës nuk e pengoi koalicionin qeverisës qe te miratoje i vetëm nen per nen dhe ne tërësi draftin e ndryshimeve kushtetuese e pas 2 ore mbledhje socialisti Fatmir Xhafaj njoftoi se puna e komisionit tashme përfundoi dhe reforma ne drejtësi mbetet vetëm per t’u votuar ne seance. Sipas Xhafes, mazhoranca është e hapur per kompromis per çështjet per te cilat opozita nuk ka rene dakord e qe kane te bëjnë me formatimin e disa institucioneve. Por reforma ne drejtësi u miratua pa konsensusin e opozitës, e cila u largua qe ne fillim te mbledhjes se komisionit, duke e bere te qarte se nuk ka kompromis pa vendet e rezervuara ne 4 institucione.Sipas Bylykbashit, Venecia është parimi kryesor per opozitën edhe pse ky draft është mbështetur nga Uashingtoni e Brukseli. Nga ky moment drafti i ndryshimeve kushtetuese do te kaloje ne konferencën e kryetareve, e cila do te vendose per procedurën qe do te ndiqet dhe per datën kur do te miratohet ne Parlament.Paralelisht me kete komisioni i reformës ne drejtësi, do te filloje pune me ligjet me te rëndësishme, te cilat jane parashikuar te kalojnë para mbylljes se Parlamentit ne fund te muajit korrik.
Ещё видео!