Xhensila Myrtezaj ka ndarë një histori tepër të trishtë që i është dashur të kalojë në jetë. Duke folur për divorcin e prindërve në emisionin “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, këngëtarja tha se i ati ka goditur 7 herë me thikë nënën e saj, duke humbur edhe njërën dorë.
Mes lotësh, Xhensila tregoi se këtë gjë e ka parë me sytë e saj në moshën 6 vjeçare, duke i mbetur traumë. Këngëtarja u shpreh se nëna e saj ka qenë ajo gruaja që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart shumë vite më parë.
“Për ironi të fatit, historia e mamit u përsërit. Isha 6 vjeç kur prindërit e mi u ndanë. Ishtë një peridhë e rëndë e jetës time. Ndoshta ka ardhur koha që ta them. E di pse e dua shumë mamin tim? Por në të njëjtën kohë e gjykoj pse nuk i dha fund asaj martese para se sytë e mi panë.
Im at nuk pranoi divorcin nga ime më. Mami im ka qenë ajo gruaja që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur këtë gjë, dhe nuk e di pse e thash, sepse nuk dua të lëndoj as babanë tim. Edhe ai nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte, sepse ka qenë nën efektin e alkoolit, gjithesi nëna ime e ka falur,” tregoi Xhensila. Xhensila tregoi për Arbana Osmanin se përse e mori vendimin për t’u ndarë. Xhensila thotë se raporti me Besin kishte vite që ishte në krizë edhe në mënyrë që fëmijët e saj të kishin qetësi në të ardhmen, vendosi që të kërkojë divorcin.
“Kam kuptuar që nuk duhet të luftojë veç njëra palë, por nga të dyja. Ishte një vendim i marrë nga unë. Më duhej mua ta bëja si hap pasi nuk shihja asnjë mundësi tjetër. Nuk është i lehtë divorci. Disa hapa sado e vështirë të jetë, duhet gjetur guximi për t’i marrë. Unë e gjeta forcën te fëmijët e mi, sepse doja që në të ardhmen fëmijët të kishin qetësi. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot boten, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre.”, thotë Xhensila.
#lajmetefundit #kosova #marreveshje #serbia #lumiiber #asociacion #dialog
Subscribe to our channel "Sekrete VIPASH" on YouTube for daily NEWS and INFO
____________________________
Sekrete VIPASH është një platformë informacioni mbi jetën e njerëzve të famshëm në Shqipëri dhe kudo!
Prodhim i Sekrete VIPASH
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : Sekrete VIPASH
℗ & © Sekrete VIPASH. All Rights Reserved.
Ещё видео!