#Kukes #Partizani
Kukësi mundi 1-0 Partizanin në takimin e Javës së 23-të i luajtur të premten. Goli i shënuar nga Gjelbrim Taipi në pjesën e parë vendosi sfidën.
Ky sukses vlen shumë për ekipin e Rraman Hallaçit që po përpiqet të largohet nga vendet e fundit, ndërsa skuadra e Xhovani Kolelës humbi mundësinë për t’u afruar me Tiranën. Pozita e trajnerit në krye të të kuqve vështirësohet gjithnjë e më shumë.
Po të premten Egnatia fitoi me përmbysje 3-2 në fushën e Bylisit. Kthesa erdhi pasi mallakastriotët mbetën me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq. Rrogozhinasit përfituan nga epërsia numerike dukë shënuar tre gola në pjesën e dytë të takimit. 11-metërsh me Jackson, gola nga Dëamena dhe Atanda.
Trumci shkurtoi diferencën në minutën e 87-të, por ishte shumë vonë për të gjetur barazimin.
Në barazim 1-1 përfundoi Erzeni-Laçi. Ademi shënoi për shijakasit në të 65 ndërsa ishte minuta e 90 kur laci gjeti golin e barazimit me Ujkën.
Këtë të shtunë do të luhen Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!