#shkoder #vrasja #ridvanramazani #arrestime #emrat @Ora News
Autorët e dyshuar të atentatit të Ridvan Ramazanit alias Hyseni ditën e djeshme në Shkodër janë identifikuar nga policia.
Bëhet fjalë për Milkjor Gjokën i cili është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërkohë që Duel dhe Hydajet Mehmetaj janë shpallur në kërkim. Vëllezërit Mehmedaj janë nipa të Gëzim Mehmedajt që vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka në vitin 1993.
Gjithashtu janë arrestuar edhe Marieta Gramshi dhe Blerim Mlloja, punonjës të karburantit prane vendit ku ndodhi ngjarja nën akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.
Sakaq, viktimës i është gjetur një pistoletë dhe një karikator me 11 plumba.
Ridvan Ramazani alias Hyseni u gjet i pajetë rreth orës 11:20 ditën e djeshme (28 nëntor), në fshatin Mushan të Shkodrës në afërsi të një pike karburanti brenda makinës së tij.
Autorët kanë pasur një konflikt me djalin e 46 vjeçarit, banues në fshatin Darragjat, Shkodër, ndërkohë që dyshohet se ky i fundit ka shkuar për të sqaruar sherrin, duke mbetur i vdekur.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!