Presidenti i Shteteve të bashkuara të amerikës, Joe Biden i ka kërkuar presidentit serb, Aleksander Vucic, njohjen e kosovës. Këtë ai e ka bërë në një letër urimi, drejtuar Vucic, në ditën e shtetësisë së serbisë. SHBA, thuhet në këtë letër, mbështet qëllimin e serbisë për integrim evropian dhe e inkurajon atë të vazhdojë të dnërmarrë hapat e vështirë për arritjen e këtij qëllimi, përfshirë realizimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me kosovën, me fokus tek njohja e ndërsjelltë. Letra e presidentit Biden, në të cilin ai uron serbinë dhe serbët për ditën kombëtare të vendit, që shënohet më 15 shkurt, ka alarmuar mediat serbe, që kanë raportuar se pavarësisht se bëhet fjalë për një urim për ditën e shtetësisë së serbisë, që kryesisht është protokallar, mesazhi i dhënë përmes saj, është i qartë dhe i fortë. Ky është urimi i parë për serbinë që nga inaugurimi i Biden si president, dhe në këtë urim të parë, kërkohet zgjidhja e cështjes së Kosovës, përmes njohjes reciproke.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JoeBiden#Kosova#TopChannel
Ещё видео!