#marreveshje #portiidurresit
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Qeveria ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e Portit të ri turistik të Durrësit. Njoftimin e dha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila tha se ky do te jetë investimi më i madh i huaj ne rajon.
Belinda Balluku: Kemi miratuar marrëveshjen kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company. Duhet patur parasysh që flitet për një projekt zhvillues, i cili ka një tipologji të veçantë për herë të parë republika e Shqipërisë është mbajtëse e aksioneve, për sa I përket një projekti kaq të madh.
Ministrja theksoi se investimi për këtë port do jetë 2 miliardë euro.
Belinda Balluku: Parashikohet në mënyrë direkte dhe indirekte punësimi i 10 mijë deri në 12 mijë persona. Ky është një projekt i cili nuk do të ndikojë vetëm në qytetin e Durrësit, por është një projekt i cili do e vendosë Shqipërinë në hartën globale të turizmit.
Dy miliardë euro investimi në portin e Durrësit nuk do të shkojë vetëm për Portin e Durrësit por që do ta çojë turizmin në Shqipëri në një nivel ndërkombëtar.
Projekti i ri pritet të transformojë krejtësisht zonën ne portin aktual. Pjesa industriale e tij do të zhvendoset në Porto Romano.
Tv Klan
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!