#eksodiukrainas #luftaruso-ukrainase
Rritja e çmimit të miellit dhe të bukës do të jetë e pashmangshme edhe për konsumatorët shqiptarë, në kushtet e konfliktit Rusi – Ukrainë, si dhe inflacionin. Kreu i Unionit Tregtar Agro – Ushqimor thotë se Rusia është vendi kryesor nga ku Shqipëria furnizohet me grurë, dhe se me bllokimin e këtij tregu do të kërkohen tregje alternative. Kjo sipas tij ka sjellë edhe rritjen e çmimit të grurit në bursë.
Megjithatë grosistët përjashtojnë faktin që në Shqipëri do të ketë mungesa të miellit apo të bukës në treg.
Theodhor Kristuli: Rusia është eksportuesi kryesor i grurit në botë. Tregjet kryesore të saj janë Turqia, Egjipti dhe Kazakistani. Ajo shiti 38.5 milionë tonë metrike në periudhen 2020 – 2021. Ndërsa Ukraina është eksportuesi i pestë në botë për grurin me afro 18 milionë tonë metrike dhe ka si treg kryesor Egjiptin, por edhe disa vende të Europës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!