Lajme arkiva 2005
Plot 5 km e gjatë është radha e emigrantëve në doganën e Kapshticës ndërkohë që kanë mbetur vetëm 4 ditë nga afati i dhënë nga policia greke për kthimin e emigrantëve tanë në shtetin helen.
Në fakt historia përsëritet sipas një skenari tashmë, kufitarët grek kanë bllokuar kalimin në të dyja anët e kufirit me pretendimin klasik se nuk punojnë kompjuterët, ndërsa emigrantet tanë kanë 6 orë që presin.
Qytetari 1: “Këtu në Kapshticë kemi që në orën 1 e gjysmë të mbrëmjes deri në këtë orë, tani filloi punoj dogana, duket vet dogana si është ka vajtur deri në Kapshticë radha e makinave.”
Qytetari 2:”6 orë e gjysmë.”
Gazetarja: “Jeni me familje?”
Qytetari 2: “ Po me gjithë djalin të vogël, me gjithë gjyshin të moshuar 6 orë e gjysmë."
Qytetari 3: “Të shikoj këta njerëz që rrinë me fëmijë të vegjël nga 4, 5 orë ku di unë ca të them. Policia ku është le të vij të ndërhyjë shteti kanë ikur nëpër plazhe në Himarë ku e bëjnë plazhet.”
Më në fund rreth orës 10:30 dogana greke fillon punën por me ritme shumë të ngadalta dhe radha vazhdon të jete e gjatë edhe nga shteti fqinjë.
Nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë për pushime në Shqipëri 73 mijë emigrant dhe 16 mijë mjete.
Deri në datën 31 gusht kur skadon dhe afati i dhënë nga policia greke pritet që nga kjo doganë të kalojnë për në shtetin fqinj edhe 10 mijë emigrantë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!